Janë emëruar anëtarët e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ-ja ka mandatuar anëtarët e rinj, të cilët do t’i marrin mandatet e tyre brenda 60 ditëve prej mbajtjes së zgjedhjeve.
Sami Kurteshi, që dështoi t’i merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, do të jetë anëtar i ri i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë institucion. Përveç tij, anëtar i komisionit nga LVV do të jetë edhe Ali Mrama.
Bazuar në numrin e deputetëve, të gjitha Grupeve Parlamentare u takojnë nga një anëtar në KQZ, përvec Lëvizjës Vetëvendosje, e cila do të ketë dy të mandatuar.
Emrat e të gjithë anëtarëve të rinj të KQZ-së:
Sami Kurteshi, Ali Mrama – LVV
Sami Hamiti – LDK
Arianit Elshani – PDK
Ibrahim Selmanaj – AAK
Eshref Vishi – Nisma
Nenad Rikallo – Lista Serbe, nga serbët
Cemal Kurtisi, Artan Asllani, Rifat Krasniq – nga minoritetet e tjera. /Gazeta Sinjali/