image Elvis Naçi tregon mrekullinë me banesën që mund të kishin vdekur pesë persona nga tërmetet

Rrëfim/ Elvis Naçi tregon mrekullinë me banesën që mund të kishin vdekur pesë persona nga tërmetet

news image

Imami në Shqipëri, Elvis Naçi, ka treguar mrekullinë me njërën nga banesat që ishte planifikuar t’i dhurohet një familje në nevojë.

Ai gjatë një interviste pak orë më parë së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka treguar për një banesë që ishte në plan t’u dhurohet skamnorëve. Por ajo banesë kishte qenë në njërën prej pallateve ku i gjithë objekti është rrënuar.

Naçi ka thënë se një person që jeton në Zvicër kishte dhënë një banesë për t’u dhuruar skamnorëve, por që prej 6 muajve nuk është dhuruar për arsyeje të paqarta.

“Mrekullia është që një person që jeton në Zvicër ka dhuruar tash e gjashtë muaj një banesë në këtë pallat dhe për arsyeje që as ne nuk i dimë nuk i është dhuruar asnjë familje. Ajo banesë ka qenë për pesë persona dhe mrekullisht nuk u është dhuruar askujt për shkak se do të ishte fatale për atë familje”, ka deklaruar Naçi./Gazeta Sinjali/