Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar në një banesë dhe kanë arritur të marrin stoli ari me vlerë të konsiderueshme, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Malush Kosova”, në intervalin kohor ndërmjet orës 19:45 dhe 22:00.
Sipas denoncimit të bërë nga pronari i banesës, D. H, persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë vjedhur një sasi të stolive të arit, vlera e të cilave llogaritet rreth 20 mijë euro.
Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë mbledhur prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me vendim të të cilit është iniciuar rasti si “Vjedhje e rëndë”.
Policia po vazhdon hetimet intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave që dyshohet se qëndrojnë pas kësaj vjedhjeje, ndërsa vlera e dëmit të raportuar kap shifrën prej rreth 20 mijë eurosh.
Rasti mbetet nën hetim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!