Një tentim vrasjeje ka tronditur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Prizrenit, ku një i ri është therur në qafë me mjet të mprehtë dhe ka përfunduar në spital, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”, ku Policia ka pranuar informatë për një therje me thikë.
Njësitet patrulluese dhe hetuesit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga dëshmitarët janë njoftuar se viktima A. H. ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.
Sipas informatave të para, 20-vjeçari ishte goditur në pjesën e qafës me një mjet të mprehtë.
Sinjali mëson se i dyshuari Ferdi Mazreku është arrestuar në banesën e tij dhe është shoqëruar në Stacionin Policor.
Në vendin e ngjarjes, njësia e forenzikës ka sekuestruar një skalper, që dyshohet se është përdorur në sulm.
Pas trajtimit fillestar, viktima është vendosur në repartin e ORL-së për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!