image Banesa në Fushë Kosovë merr flakë, i moshuari shpëtoi duke dalë nga ballkoni

Siguri

Banesa në Fushë Kosovë merr flakë, i moshuari shpëtoi duke dalë nga ballkoni

news image

Një banesë në rrugën “Pajazit Islami” të Fushë Kosovës u dogj sot rreth orës 13:30 në mesditë, raporton Gazeta Sinjali.

Brenda banesës siç mëson Sinjali ishte një i moshuar i cili arriti të shpëtojë me ndihmën e zjarrfikësve duke kaluar përmes ballkonit në ballkonin e banesës ngjitur.

Për shkak të rrezikut nga mungesa e oksigjenit, ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me zjarrfikësit që kanë lokalizuar zjarrin. Sinjali mëson se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti të rrymës elektrike.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Incident Zjarri’.

/GazetaSinjali/