image Itali/ Shqiptarja plagoset nga shpërthimi i gazit, në banesë ishin dhe vajzat e saj të mitura

Diasporë

Itali/ Shqiptarja plagoset nga shpërthimi i gazit, në banesë ishin dhe vajzat e saj të mitura

news image

Një grua me origjinë shqiptare është plagosur si pasojë e një shpërthimi në banesën e saj në Valdicecina të Italisë.

Në momentin e shpërthimit, 58-vjeçarja ndodhej në bodrumin e banesës, teksa si pasojë e dëmtimeve është dërguar me helikopter në spital.

Vajzat e saj, 4 dhe 7 vjeç ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit, por për fat nuk kanë pësuar dëmtime, veç disa mavijosjeve.

Sipas autoriteteve të vendit fqinj, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, shkruan abcnews.

Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe tashmë po verifikohet nëse nga shpërthimi kanë pasur dëmtime në strukturë edhe banesat e tjera.

/GazetaSinjali/