image Elton Deda i reagon Edi Ramës pas mbylljes së lokaleve të natës në Shqipëri

Muzikë

Elton Deda i reagon Edi Ramës pas mbylljes së lokaleve të natës në Shqipëri

news image

Këngëtari dhe kantautori Elton Deda ka reaguar i revoltuar ndaj vendimit të një dite më parë të Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e klubeve të natës, diskotekave dhe lounge bareve pas orës 20.00, duke qenë se Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të shifrave të të infektuarve me COVID-19.

Deda ka apeluar kryeministrin duke i kërkuar ta shfuqizojë aktin dhe ta ribëjë një tjetër me masa më të shtrënguara.

“Reflekto or mik sa nuk është vonë. Mos ua mbyll shqiptarëve të dërrmuar atë dritaren e zbehtë që u jep pak kënaqësi. Ka plot forma që mos t’i rrënosh muzikantët e bashkë me ta gjithë zinxhirin e biznesit. Shfuqizo atë aktin e çuditshëm dhe bëj një të ri ku shtrëngon masat”.

“Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj që kështu nuk do marrim vesh, jo për inat, por sepse po shkojmë drejt një grope të madhe. Sa me shpejt madje. Miqësisht, një pjesë e armatës të denigruar prej 5 muajsh”, shkruan Deda. /Gazeta Sinjali