Kongresmeni Eliot Engel, beson se Kosova së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së. Këtë deklaratë Engel e dha gjatë një vizite në Federatën PanShqiptare Vatra.
“Unë e di se një ditë ne do të festojmë pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ky është qëllimi që kemi për të ardhmen e Kosovës. Ju gjithmonë mund të mbështeteni tek unë si shoku juaj- si miku juaj andaj ju e keni derën e hapur në zyrën time në Kongres sa herë t’ju nevojitet”, tha në fund Engel.
Engel theksoi se partneriteti midis Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ‘mbetet të jetë i fortë si asnjëherë më parë.
“Unë gjithmonë kam thënë që Kosova do të jetë një komb i lirë dhe i pavarur, me gjithë zërat skeptik për këtë. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “tha ai.
Kongresmeni amerikan u pritë nga Kryetari i ri i Vatrës Elmi Berisha, dhe drejtuesit e lartë të Vatrës, të cilët i rezervuan një pritje mjaft të ngrohtë, duke i uruar me këtë rast edhe mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës.
Kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, mbas i urojë mikut të madh të shqiptarve mirëseardhjen – më pas foli për rëndësinë e kësaj vizite në Shtëpinë e Vatrës, të Kongresistit Engel, në të cilën ai veçoi atë të kontributit të kongresisitit për Kosovën, si dhe ndihmesën e tij për shqiptarët në Luginën e Preshevës, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, dhe miqësinë e tij me Presidentin historik të Kosovës Rugovës.
Më pas në këtë vizitë foli Harry Bajraktari, i cili gjithashtu kujtojë kontributin e kongresistit Engel për çështjen shqiptare, e cila tha Bajraktari është në vazhdimësi për më shumë se tre dekada në Capitol Hill.
Ai tregojë se Kongresmeni Engel, ka qenë një përkrahës i madh i Kosovës që kur u zgjodh në Kongres në 1989, dhe e pati njohur atë.
“Kongresmeni nënshkroi rezolutën për shprehjen e mbështetjes për Presidentin Rugova në fillim të viteve 1990 … Pas pavarësisë së Kosovës, Kongresmeni Engel u përpoq ta sillte Kosovën në MCC. Angazhimi i Engelit për Kosovën nuk ndalet këtu, është i shumtë. Ne kemi nderin të kemi një mikë si Engel, në Kongres, i cili është mik i të gjithë shqiptarëve, prej nga Lugina e Preshevës, Kosovës, shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni “tha Bajraktari.
Bajraktari përmendi si shumë të rëndësishëm gjatë fjalës së tij në Vatër edhe Fondacionin e Millenniumit, ku kontributi i Engel, për Kosovën, bëri të mundur që Fondacioni Millennium të implementojë një Korporatë të Mijëvjeçarit të Sh.B.A., MCC, MCC, mbi energjinë dhe transparencën qeveritare.
Ku siç dihet vitin e kaluar MCC dhe qeveria e Kosovës nënshkruan një program pragu prej 49 milion dollarësh (afërsisht 41.6 milion euro) që synonte të promovojë rritjen ekonomike përmes zbatimit të projekteve për energji elektrike të besueshme dhe rregull-ligj.
Kurse, Editorja e seksionit anglisht të Diellit, e Rafaela Prifti, e mbesa e ish sekretarit federatës pan shqiptare Vatra, ish redaktor i gazetës Dielli, foli për historikun 108 vjeçar të Vatrës, pse u themelua Vatra, rolin dhe kontributin historik të shqiptarëve për më shumë se një shekull.
“Lufta dhe përpjekjet e vatranve dhe patriotëve për pavarësinë e Shqipërisë, ato për liri e të drejta të shqiptarëve në Kosovë, e viset shqiptare e Çamëri, si dhe veprimtarinë e zhvilluar në periudhën e sundimit komunist kundra regjimit në Shqipëri- ishin të mëdha këtu në Amerikë”, tha Rafaela Prifti – Editore e anglishtes në gazetën Dielli. /Gazeta Sinjali/