image Elezi: Numërimi i votave të diasporës nuk mund të fillojë sot

Politikë

KQZ/ Elezi: Numërimi i votave të diasporës nuk mund të fillojë sot

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet të mbajë mbledhje gjatë ditës së sotme pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme që e detyron KQZ-në të numërojë 4.639 fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi, ka qartësuar se proceduralisht numërimi i këtyre fletëvotimeve nuk mund të fillojë gjatë ditës së sotme.

Ai ka thënë se fillimisht duhet të bëhet vlerësimi i tyre, proces i cili mund të zgjasë së paku dy ditë.

Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është e nevojshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të supozuara me fletëvotime. Vlerësimi ka për qëllim që ta dimë nëse fletëvotimi është dërguar nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo është dërguar nga ndonjë person tjetër që nuk e plotëson këtë kriter të domosdoshëm”, tha Elezi.

Elezi shtoi se pasi të bëhet ky vlerësim do të dihet saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara dhe sa është i atyre të refuzuar, si dhe se vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen./Gazeta Sinjali/