Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçarit, Isat Goçaj, në Çerem, të Tropojës.
Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se pasi arrestoi Altin Ismajlisufin si autor të dyshuar të ngjarjes është bërë e mundur edhe sekuestrimi i armës me të cilën ka kryer krimin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin Ismajlisufi. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen”, bën me dije policia.
Ndërkohë autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme, raporton TCh, përcjell Gazeta Sinjali.