image Ekzekutohet pranë banesës babai i tre fëmijëve në Dukagjin

Shqipëri/ Ekzekutohet pranë banesës babai i tre fëmijëve në Dukagjin

news image

Një person është ekzekutuar në fshatin Sumë të Dukagjinit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Gjergj Krygja, 43 vjeç, baba i tre fëmijëve. Sipas informacionit policor, Krygja është qëlluar me armë zjarri në orën 11:40 pranë banesës së tij.

Rrethanat mbeten të paqarta. Megjithatë, dyshohet paraprakisht se Krygja është vrarë për një konflikt të mundshëm për shfrytëzimin e pyjeve.

Ndërkohë, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur në drejtim të vendngjarjes. Nga provat e para dhe hetimet, pritet që të zbulohen motivet e vrasjes, si dhe autori/ët e dyshuar.