image Ekzekutohet me breshëri plumbash në Durrës 32-vjeçari që mbante 2 emra

Shqipëri

Ekzekutohet me breshëri plumbash në Durrës 32-vjeçari që mbante 2 emra

news image

Një i ri është ekzekutuar me breshëri automatiku pasditen e së dielës në qytetin e Durrësit, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima është identifikuar si Ilir Kuçi, i cili fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas në spitalin rajonal të Durrësit.

Ilir Kuçi, nga monitorimi i sistemit rezulton që të ketë ndryshuar emrin nga Jetmir Bregu në Ilir Kuçi, Fillimisht u raportua për një konflikt çasti, por burimet e “tch” bëjnë të ditur se autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt 32-vjeçarit, që s’mundi t’i rezistojë plagëve të marra.

Për shkak të motit të keq, në zonë kishte shumë pak lëvizje njerëzish, gjë që i favorizoi autorët. Ata mundën që t’i iknin edhe policisë pas të shtënave në breshëri.

Aktualisht, kjo e fundit po bën hulumtimin e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Po ashtu, policia ka shoqëruar disa emra në Komisariat si persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, por jo autorin/ët e dyshuar.

/Gazeta Sinjali/