image Ekuadori do të përjashtohet nga Botërori i Katarit, vendin do ta zë Kili ose Italia

Futboll

Ekuadori do të përjashtohet nga Botërori i Katarit, vendin do ta zë Kili ose Italia

news image

Ekuadori pothuajse me siguri do të përjashtohet nga Kupa e Botës 2022 nesër për falsifikimin e pasaportës së një lojtari, por Kili ka më shumë gjasa se Italia ta zërë vendin e tyre.

FIFA do të marrë një vendim për polemikën nesër në mëngjes dhe pozicioni i Ekuadorit është shumë i vështirë për t’u justifikuar.

Ata akuzohen se kanë falsifikuar çertifikatën e lindjes dhe për rrjedhojë edhe pasaportën e lojtarit Bajron Castillo për ta bërë të duket sikur ka lindur në Ekuador.

Pas një ankese nga Kili, u zbulua se Castillo ishte në fakt i lindur në Kolumbi dhe nuk ka të drejtën e nënshtetësisë ekuadoriane.

Në teori, Italia do të promovohej në Kupën e Botës si skuadra e eliminuar më e larta në renditjen botërore të FIFA-s.

Megjithatë, ka më shumë gjasa që FIFA t’i caktojë humbjet Ekuadorit në ndeshjet kualifikuese ku luajti Castillo në vend që t’i përjashtojë plotësisht nga Kupa e Botës.

Kjo do të shtynte Kilin në turne në vend të kësaj, duke ruajtur kështu ekuilibrin e ekipeve të Amerikës së Jugut.

Castillo ka nëntë paraqitje për ekipin e Ekuadorit, duke luajtur në tetë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Ekuadori është vendosur në Grupin A me nikoqirët Katarin, Holandën dhe Senegalin.

/GazetaSinjaliSport/