image Ekspertiza për vdekjen e Astrit Deharit, reagon Lëvizja Vetëvendosje

Kosovë

Raporti/ Ekspertiza për vdekjen e Astrit Deharit, reagon Lëvizja Vetëvendosje

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që raporti i ekspertizës ndërkombëtare për vdekjen në burg të aktivistit të tyre, Astrit Deharit, t’i dorëzohet sa më shpejt familjes.

Përmes një komunikate, VV kërkon nga Prokuroria edhe publikimin e versionit origjinal dhe të përkthyer në shqip, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kërkojmë nga Prokuroria që sa më parë t’i përgjigjet kërkesës duke ia dorëzuar Familjes Dehari dhe përfaqësuesit ligjor e avokatit mbrojtës të familjes Dehari, raportin në gjuhën origjinale. Si dhe ta publikojë atë në versionin orgjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe”, thuhet në reagim.

VV thotë se Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë do të duhej ta kishin njoftuar me kohë opinionin publik për arritjen e këtij raporti. Sipas tyre, ai u publikua vetëm pas kërkesave të njëpasnjëshme të familjes dhe avokatit mbrojtës.

Prokuroria sot përmes një konference për media ka njoftuar për arritjen e raportit të ekspertizës së pavarur ndërkombëtare nga Qendra Spitalore Universitare në Lozanë të Zvicrës.

Kjo ekspertizë është bërë me kërkesë të familjes së Astrit Deharit, aprovuar nga Qeveria. /Gazeta Sinjali/