Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane, Anthony Fauci, ka deklaruar se fakti që nuk i duhet të punojë me Donald Trump është një ndjesi çliruese.
Fauci gjithashtu ka deklaruar se tashmë mund të flasë për të vërtetën shkencore për koronavirusin pa frikë nga Trump.
Fauci këmbënguli se ai kishte qenë gjithmonë i sinqertë, duke vënë në dukje: “Kjo është arsya pse ndonjëherë kam pasur probleme.
The Gardian raporton se Fauci u kthye në podiumin e Shtëpisë së Bardhë pasi Joe Biden shpalli një strategji kombëtare kundër COVID-19 dhe nënshkroi 10 urdhra ekzekutivë për të luftuar një pandemi që ka marrë më shumë se 400,000 jetë në SHBA.