image Ekskluzive | U raportua i zhdukur në Prishtinë, 30-vjeçari me probleme shëndetësore kthehet në shtëpi

Siguri

Ekskluzive | U raportua i zhdukur në Prishtinë, 30-vjeçari me probleme shëndetësore kthehet në shtëpi

news image

Ka përfunduar me fat rasti i raportimit për zhdukjen e një 30-vjeçari në Prishtinë, i cili ishte larguar nga shtëpia gjatë orëve të para të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 22 maj 2026 rreth orës 16:45, në Stacionin Policor “Veriu” është paraqitur F. P, i cili kishte raportuar zhdukjen e djalit të tij, Sh.P.

Sipas deklarimit të tij, 30-vjeçari, që kishte probleme shëndetësore, ishte larguar nga shtëpia rreth orës 00:00 dhe nuk kishte marrë me vete telefon mobil.

Familjari kishte bërë të ditur se kjo ishte hera e parë që ai largohej pa kontaktuar askënd, çka kishte ngritur shqetësim serioz për gjendjen e tij.

Pas raportimit, Policia kishte iniciuar rastin “Person i zhdukur” dhe kishte nisur veprimet hetimore për lokalizimin e tij.

Por mbrëmjen e së njëjtës ditë, rreth orës 22:35, ankuesi ka njoftuar Policinë se Shpend Pllana ishte kthyer në shtëpi.

Sipas familjarëve, gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/