image Ekskluzive: Tre të arrestuarit në Gllogjan nuk dyshohen si doras të vrasjes së trefishtë

Drejtësi

Ekskluzive: Tre të arrestuarit në Gllogjan nuk dyshohen si doras të vrasjes së trefishtë

news image

Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj që u arrestuan sot lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan nuk dyshohen si doras. Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali dhe kanë njoftuar se tre të arrestuarit dyshohet se shtytën dhe ndihmuan në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari i katërt që është ende në arrati është i dyshuari kryesor për vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.

Burimet e Sinjalit po ashtu njoftuan se provat e grumbulluara deri më tani lidhur me këtë vrasje janë mjaft të zbehta.

Sinjali raportoi se motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/