image Kaq mund të dënohen tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan - Sinjali

Kaq mund të dënohen tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

news image

Gazeta Sinjali sonte raportoi ekskluzivisht se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, Halil Mehmetajn dhe dy djemtë e tij Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, si të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ku mbetën të vdekur shoferi i autosbusit dhe dy nxënës.

Sa mund të dënohen të dyshuarit për veprën penale “vrasje e rëndë”?

Sinjali mëson se të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një kallashnikov. Burimet e Sinjalit po ashtu njoftuan se lidhur me këtë rast dy herë janë zhvilluar bastisje.

Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, sipas burimeve të Sinjalit dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali


Shpërndaje artikullin