image Ekskluzive: Policia vë në pranga dy persona që kanosën gazetarin Vehbi Kajtazi

Siguri

Ekskluzive: Policia vë në pranga dy persona që kanosën gazetarin Vehbi Kajtazi

news image

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se sot janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi.

K.R. dhe B.H. janë dy të arrestuarit që dyshohet se kanë kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi pas deklaratave të tij për “Grupin e Kumanovës”, pasi Prokuroria në Prishtinë njoftoi se ka nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, vetë Kajtazi ka dërguar letër në adresë të AGK-së, ku ka thënë se me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve.

Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në. 

/GazetaSinjali/