image Mbi 100 kërcënimet ndaj Vehbi Kajtazit, Prokuroria nis hetimet

Drejtësi

Mbi 100 kërcënimet ndaj Vehbi Kajtazit, Prokuroria nis hetimet

news image

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin e kërcënimit me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazit, pas deklaratave të tij për Grupin e Kumanovës.

Në një njoftim drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/