image Ekskluzive | Një telefonatë e fut në telashe 27 vjeçarin nga Prishtina, përfundon në pranga pas denoncimit për kanosje

Sinjalizime

Ekskluzive | Një telefonatë e fut në telashe 27 vjeçarin nga Prishtina, përfundon në pranga pas denoncimit për kanosje

news image

Një mosmarrëveshje mes dy të rinjve në Prishtinë ka përfunduar me arrestimin e një 27-vjeçari, pasi dyshohet se e ka kërcënuar një bashkëmoshatar përmes telefonit, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Valon Beqiri rreth 27-vjeç, ndërsa viktimë në këtë rast është E. Sh. rreth 27-vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të 22 korrikut, rreth orës 01:00, në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, Valon Beqiri dyshohet se e ka telefonuar viktimën dhe e ka kanosur, çka ka bërë që rasti të denoncohet në Polici.

Pas marrjes së kallëzimit, hetuesit kanë intervistuar të dyja palët, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.

Me vendim të Prokurorit, Valon Beqiri është dërguar në ndalim për 48 orë në Qendër të Mbajtjes, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/