image Ekskluzive | Hajnat godasin Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë – vidhen çeshmet antike të oborrit

Sinjalizime

Ekskluzive | Hajnat godasin Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë – vidhen çeshmet antike të oborrit

news image

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur çeshmet antike të vendosura në oborrin e objektit fetar, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se rasti ka ndodhur më 21 korrik, rreth orës 04:20, në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.

Sipas burimeve të Sinjalit, autorët kanë depërtuar në oborrin e xhamisë dhe kanë marrë çeshmet antike, të cilat për vite me radhë janë përdorur nga besimtarët për kryerjen e ritualit të abdesit.

Rastin e ka raportuar imami i xhamisë, i cili ka bërë të ditur se vlera e çeshmeve nuk mund të përcaktohet për momentin, për shkak të karakterit të tyre të veçantë.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Kryeqytetit që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e autorëve.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/