image Ekskluzive | Hajnat godasin shtëpinë e pabanuar në Prishtinë – vjedhin dy pushkë ajrore me leje

Sinjalizime

Ekskluzive | Hajnat godasin shtëpinë e pabanuar në Prishtinë – vjedhin dy pushkë ajrore me leje

news image

Një shtëpi e pabanuar prej vitesh është bërë cak i hajdutëve në fshatin Siqevë të Prishtinës, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë dhe kanë marrë dy armë ajrore, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se rasti është raportuar më 21 korrik, rreth orës 19:00, nga F.B. rreth 31-vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesi ka deklaruar se autorët kanë thyer xhamin e shtëpisë së gjyshërve të tij, e cila nuk është banuar që nga viti 2018 dhe pasi kanë hyrë brenda kanë vjedhur dy pushkë ajrore, të cilat posedoheshin me leje.

Vlera e dëmit të shkaktuar është vlerësuar rreth 300 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur provat materiale.

Sipas informacioneve të para, në zonë nuk ka kamera të sigurisë, çka pritet ta vështirësojë identifikimin e autorëve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarve janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/