image Ekskluzive: Ky është rreshteri i Policisë që u prangos sot në Pejë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është rreshteri i Policisë që u prangos sot në Pejë

news image

Sonte në orët e mbrëmjes ka rënë në prangat e policisë një zyrtar policor, me gradën rreshter në stacionin policor në Pejë, i cili dyshohet se është përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se polici që u arrestua sonte është Gani Lajqi.

Për arrestimin e tij njoftoi Inspektorati Policor i Kosovës. Nga IPK kanë bërë të ditur se përveç arrestimit, kanë kryer edhe bastisje në Pejë, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme.

IPK gjithashtu ka njoftuar se para një muaji kishin pranuar informacione se Lajqi mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme dhe hetuesit e kanë ndërmarrë veprime hetimore ndaj tij.

Me aktvendim të prokurorit, ndaj Lajqit është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/