image Arrestohet një rreshter i Policisë, dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme

Siguri

Arrestohet një rreshter i Policisë, dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e sotme është arrestuar një zyrtar policor në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas IPK-së, rreshteri i Policisë dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes zyrtarin policor të përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale dhe atë nga neni 227, 329 dhe 202 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës“, thuhet në komunikatë.

IPK njofton se operacioni më pas ka vazhduar me bastisje në Pejë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë ku janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme.

“Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni ka vazhduar me bastisje në Pejë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë ku janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme.”

IPK gjithashtu njofton se kishin pranuar informacione para një muaji se ky zyrtar, me gradë të rreshterit, mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Bazuar në këto informacione, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent filluan të ndërmarrin veprime hetimore/operative ndaj zyrtarit policor“, njofton IPK.

Ndaj të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës rreth një muaj më parë kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se një i dyshuar (zyrtar policor me gradën e rreshterit në stacionin policor në Pejë) mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme. Bazuar në këto informacione, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent filluan të ndërmarrin veprime hetimore/operative ndaj zyrtarit policor. Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes zyrtarin policor të përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale dhe atë nga neni 227, 329 dhe 202 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni ka vazhduar me bastisje në Pejë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë ku janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme. Të dyshuarit të arrestuar në këtë rast me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

/GazetaSinjali/