image Ekskluzive | Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë – një tjetër u plagos dhe përfundoi në QKUK

Ekskluzive

Ekskluzive | Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë – një tjetër u plagos dhe përfundoi në QKUK

news image

Ky është personi që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së martës në Mitrovicë, pas një sulmi me thikë që tronditi qytetin.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Erduan Ibrahimi, i cili dyshohet se u godit me thikë në fyt gjatë incidentit që ndodhi në rrugën “Adem Voca”, rreth orës 21:45.

Ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe u shpall i vdekur.

Nga i njëjti rast ka mbetur i plagosur edhe Shaban Ibrahimi, i cili po trajtohet në QKUK në Prishtinë dhe sipas informacioneve të para, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Për rastin është arrestuar A. S, i cili dyshohet se i sulmoi të dy me thikë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë dhe ekipet e kriminalistikës, ndërsa është sekuestruar edhe thika që dyshohet se është përdorur në kryerjen e krimit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe hetimet lidhur me motivet e ngjarjes po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/