Sonte rreth orës 21:30 ka ndodhur një përleshje me armë në fshatin Bardhosh, komuna e Prishtinës.
Burimet e Sinjalit njoftuan se në këtë incident janë përfshirë disa persona, mirëpo vetëm njëri ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit, me ç’rast është dërguar për trajtim në QKUK.
Policia tashmë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka siguruar deklaratat e dëshmitarëve lidhur me incidentin.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit, i cili është Ekrem Shala, dhe Policia tashmë është vënë në kërkim të tij.
Burimet e Sinjalit, nga Emergjenca thonë së e viktima ka plagë në të dy duart, por është jashtë rrezikut për jetë.
Të shtëna me armë zjarri në Bardhosh, një person i lënduar – Sinjali
Sinjali do të ju mbajë të informuar për më shumë detaje.