Sot Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për aksionin e Njësisë së Antidrogës në Prishtinë, që rezultoi me dhjetëra kilogramë drogë të sekuestruar dhe një person të arrestuar. Pas shoqërimit në Polici, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për shitblerje të narkotikëve.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që u kap sot nga Antidroga është Adem Emini, i cili tashmë është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Bastisja në shtëpinë e tij, në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë është kryer me urdhëresë nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Aksioni ka filluar rreth orës 13:00, ku pas kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.