image Ekskluzive: Aksion në Prishtinë, dhjetëra kilogramë drogë të sekuestruar

Siguri

Ekskluzive: Aksion në Prishtinë, dhjetëra kilogramë drogë të sekuestruar

news image

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër drogës në disa lokacione në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para deri më tani janë sekuestruar rreth 15 kilogramë drogë, që dyshohet të jetë marihuanë.

Ndërkohë që aksioni është duke vazhduar, të njëjtat burime kanë njoftuar se disa persona kanë qenë objekt hetimi, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rast dhe pritet edhe arrestimi i tyre.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/