image Ekskluzive: Ky është i arrestuari i katërt për tentim grabitjen në Prizren

Siguri

Ekskluzive: Ky është i arrestuari i katërt për tentim grabitjen në Prizren

news image

Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin e katërt për tentim grabitjen dhe plagosjen në Prizren që ndodhi mbrëmjen e së hënës. Sinjali mëson se i dyshuari që u arrestua sot gjatë një bastisje është Adnan Arifovic, 24-vjeçar.

24-vjeçari Arifovic dyshohet për ndihmë në grabitje, dhe tashmë është ndaluar për 48 orë.

Në pamjet ekskluzive të publikuara nga Sinjali, shihen tre të dyshuarit teksa tentojnë ta kryejnë grabitjen, plagosin Orhan dhe Ismet Kasemin.

Leotrim Latifi, Ibrahim Qadraku janë dërguar në paraburgim si të dyshuar se kanë kryer këto vepra penale:

grabitja në tentativë,
shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm,
mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ,
grabitja,
sulmi ndaj personit zyrtar,
shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe
asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Ndërsa Ruzhdi Fejzullahut i është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/