image Ekskluzive: Ky është i arrestuari i katërt i grupit që terrorizonte taksitë në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Ky është i arrestuari i katërt i grupit që terrorizonte taksitë në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e të dyshuarit të katërt, i përfshirë në grupin që dyshohet se ka kryer së paku gjashtë grabitje të armatosura, duke terrorizuar shoferët e taksive të ndryshme në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se i arrestuari i katërt është Muhamed Berisha, 21-vjeçar, i cili u kap në një fshat të Prishtinës.

Berisha dyshohet se ka bashkëvepruar me dy vëllezërit Fatlind Ajeti, (21-vjeçar) dhe Fezë Ajeti, (20-vjeçar), si dhe Bleard Kadriun, (19-vjeçar), të cilët kanë kryer grabitje të armatosura në periudha të ndryshme.

Pas prangosjes së të dyshuarit të katërt me aktvendim te Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Detajet për rastet e grabitjeve që ka kryer ky grup i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/