image Ekskluzive/ Këta janë tre të dyshuarit që rrahën brutalisht me shufra druri suharekasin në Prizren

Siguri

Ekskluzive/ Këta janë tre të dyshuarit që rrahën brutalisht me shufra druri suharekasin në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi për arrestimin e të dyshuarit të dytë në rastin e rrahjes brutale të një qytetari nga Suhareka, më 22 janar në Prizren.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me rastin në fjalë ju njoftojmë se i pandehuri B.U., me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, nën dyshimin e arsyeshëm se ka kryer veprat penale ‘Sulmi’ nga neni 184 dhe ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’ nga neni 321 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndaj të njëjtit prokuroria do të vazhdojë me veprime të tjera procedurale”, thuhet në përgjigjen e saj.

Sinjali mëson se i arrestuari i dytë është Besnik Uka, i cili përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës pas Liridon Ukës, që ishte arrestuar pak ditë pas rastit dhe që për momentin ndodhet në paraburgim.

Besnik Uka ka dalë para Prokurorit sot rreth orës 14:00.

Treshes e cila në videon e rastit të publikuar nga Gazeta Sinjali, shihej duke e goditur pamëshirshëm suharekasin, i mungon edhe Bashkim Muqa, i cili nga ajo natë ndodhet në arrati.

Bashkim Muqa dhe Liridon Uka
Besnik Uka

Sinjali pati publikuar pamjet ekskluzive të këtij sulmi me shufra dhe detajet rreth rastit.

Viktima L.M (emër i njohur për redaksinë) u sulmua pamëshirshëm nga tre të dyshuarit, derisa ishte në veturën e tij. Gjithë sulmi ndaj tij, sipas burimeve të Sinjalit ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve për pronë që kishin palët mes vete.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga kamerat e sigurisë të vendosura në një nga objektet në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja, shihet gjithë sulmi brutal që pësoi qytetari nga Suhareka.

Derisa njëri nga të dyshuarit e sulmonte pamëshirshëm me një shufër, i dyshuari tjetër thoshte “theja kamtë”, duke tentuar që ta sulmojnë viktimën edhe me thikë.

Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti shkon te vetura prapa veturës së viktimës dhe e merr një shufër tjetër, për t’i dalë në “ndihmë” mikut që sulmonte brutalisht viktimën.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/