image Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit për 91 kg drogë

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit për 91 kg drogë

news image

Mbremjen e së mërkurës, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion të koduar “Kamera”, që rezultoi me goditjen e një grupi kriminal të drogës, me ç’rast u konfiskuan 91 kg marihuanë. Policia arriti ta kap njërin nga të dyshuarit, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Fehmi Mustafa, ndaj të cilit tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kurse i dyshuari tjetër, i cili arriti t’iu ikë Policisë është Mexhait Qerimi.

Mustafa u arrestua nën dyshimin se shtëpia e tij ishte përdorur si depo për drogën që u gjet. Ai është pronar i kompanisë “Deda Tours”.

Bastisje u zhvillua edhe në shtëpinë e Qerimit, në fshatin Brodesanë të Dragashit, por që nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Qerimin e kishte ndihmuar Muatafa për ta kryer një “punë” tjetër, transportimin e drogës jashtë Kosovës.

Si u kap droga?

Fillimisht Mexhaiti dyshohet se ka komunikuar me telefon me Fehmiun në automjetin e tij Audi me targa të Gjermanisë dhe më pas ka ngarkuar substancën narkotike të llojit “Marihuanë” në sasi të madhe me peshë prej 91 kilogram e 548 gram, dhe është nisur në drejtim të fshatit Konushefc të Komunës së Podujevës.

Me të ardhur në atë fshat ka hyrë në shtëpinë e Fehmiut., ku i ka nxjerrë çantat në të cilat e kishte vendosur sasinë e marihuanës për ta vendosur në autobusin e linjës së rregullt Kosovë-Austri, pronë e Fehmiut.

Këto çanta me drogë sërish i vendos në automjetin e tij dhe niset në drejtim të Podujevës. I dyshuari Fehmi Mustafa, me automjetin e tij të tipit Golf me targa të Austrisë, ia siguron rrugën Mexhaitit, i cili në momentin kur i vëren zyrtarët policorë fillimisht përdor forcë duke e goditur me automjetin e tij veturën zyrtare të policisë. Kurse me rastin e kthimit mbrapa me automjet e godet zyrtarin policor dhe përdor armë zjarri duke shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Policia ka konfiskuar veturën e Qerimit të tipit Audi me targa të Gjermanisë dhe një veturë Glof 4 me targa të Austrisë. Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi se lidhur me këtë rast me datë 10.02.2022 ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve për të dyshuarin M.Q., në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/