image Ekskluzive: I shumëkërkuari nga Prizreni për shitblerje të drogës bie në prangat e Policisë

Siguri

Ekskluzive: I shumëkërkuari nga Prizreni për shitblerje të drogës bie në prangat e Policisë

news image

Pas rreth një viti në arrati, sot ka rënë ne prangat e Policisë, i shumëkërkuari nga Prizreni për shitblerje të drogës, 27-vjeçari, Edon Bytyqi, mëson Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit dhe kanë njoftuar se Bytyqi ndodhet tashmë në duart e shtetit, si i dyshuar për blerje, shitje dhe shpërndarje të substanave narkotike.

Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni policor të antidrogës në Prizren, me ç’rast u krye edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit Bytyqi, me urdhër të Prokurorit dhe aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se gjatë bastisjes janë sekuestruar shiringa, rizlla, e shishe të ndryshme me substanca narkotike.

Pas arrestimit, Bytyqi është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe së shpejti Prokurori pritet t’ia caktojë masën e ndalimit policor.

Ai dyshohet për vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


/GazetaSinjali/