Sot rreth orës 09:00 Policia e Kosovës ka shkuar për të zbatuar urdhëresën për bastisje ndaj të dyshuarit, i cili mbrëmë kishte shtënë me armë në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Me t’iu afruar shtëpisë së tij, Policia është përballur me rezistencë nga i dyshuari i cili ka përdorë edhe armën në drejtim të tyre.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se për të zmbrapsur sulmin dhe vënë situatën në kontroll, policia ka shtënë në drejtim të tij, me ç’rast i dyshuari është plagosur rëndë.
Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detaje.