image Ekskluzive/ “Do e kallim Spitalin” - Vëllai i pacientit kërcënon përmes emailit Spitalin Amerikan në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive/ “Do e kallim Spitalin” – Vëllai i pacientit kërcënon përmes emailit Spitalin Amerikan në Prishtinë

news image

Sot rreth orës 12:00 në emailin e Spitalit Amerikan në Prishtinë është pranuar një kërcënim serioz, i cili dyshohet se vjen nga vëllai i një pacienti (emër i njohur për redaksinë), si rezultat i pakënaqësisë së tij për trajtimin dhe koston e paguar në këtë Spital, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Spitali Amerikan bëjnë të ditur se me emailin kërcënues është paralajmëruar se “do ta kallim spitalin” dhe se kjo do të ndodhë rreth orës 18:00.

Ky kërcënim sipas këtij burimi, është marrë seriozisht nga menaxhmenti i spitalit, të cilët përmes juristes së tyre, rastin e kanë denoncuar në Polici.

Kujtojmë se edhe në të kaluarën janë raportuar disa raste ku familjarë të pacientëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me trajtimin në këtë Spital, e po ashtu ankesa janë dërguar edhe tek Oda e Mjekëve të Kosovës, ku janë zhvilluar procedura disiplinore kundër mjekëve të këtij Spitali.



/GazetaSinjali/