image Spitali Amerikan i vendos pacientit nga Peja bateri në zemër dhe dy stenta pa pasur nevojë

Kosovë

Shëndetësi/ Spitali Amerikan i vendos pacientit nga Peja bateri në zemër dhe dy stenta pa pasur nevojë

news image

Një qytetarit nga Peja i janë vendosur dy stenta dhe një bateri në zemër pa pasur nevojë fare nga Spitali Amerikan.

Shaqir Shala nga fshati Loxhë e komunës së Pejës, kishte pasur disa shqetësime me zemrën, ndërsa ndihmë kishte kërkuar nga Spitali Amerikan. Pas kontrolleve atij i është thënë se duhet të vendoset një bateri e zemrës për t’i ndihmuar me të rrahurat e zemrës. Ashtu edhe kishte ndodhur

Por në fakt sipas QKUK-së, po rezulton se ky kishte qenë vetëm një mashtrim dhe se Shala nuk kishte pasur nevojë fare për bateri në zemër dhe as për stenta, raporton Gazeta Blic.

Shala e kishte kuptuar vetëm dy ditë pasi kishte shkuar për kontroll në QKUK, të cilët i kishin konfirmuar se vendosja e baterisë dhe senateve nuk kishte pasur nevojë.

QKUK ka verifikuar se pa pasur nevojë bateria e zemrës është vendosur në pacientin Shaqir Shala, tanimë vetëm për një qëllim që t’i merren një shumë e madhe e parave. Por, nga QKUK nuk janë ndalur me kaq, ata kanë denoncuar rastin si shkelje profesionale dhe etike ndaj pacientit Shaqir Shala.

 “Gazeta Blic” ka kontaktuar Spitalin Amerikan lidhur me këtë rast, por nga aty përveç konfirmimit të pyetjeve të dërguara përmes postës elektronike nuk kanë dhënë detaje për rastin.

“Faleminderit për emailin tuaj. Shqetësimet e klientëve tanë trajtohen me përkushtim të veçantë nga ekipi i Spitalit Amerikan. Tani jemi duke hulumtuar rreth rastit tuaj dhe do ju kontaktojmë sa më parë që është e mundur”, thuhet në përgjigjen e Spitalit Amerikan./Gazeta Sinjali/