image Ekskluzive: Bie në pranga të Policisë 43-vjeçari i dyshuar për mashtrim me viza

Siguri

Ekskluzive: Bie në pranga të Policisë 43-vjeçari i dyshuar për mashtrim me viza

news image

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë sot një person, i cili dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë, gjoja se do t’ua rregullonte dokumentacionet për viza, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u ndalua nga njësia policore rreth orës 15:00, është F.C., 43-vjeçar.

Ai dyshohet se ka kryer disa herë këtë vepër penale duke i mashtruar qytetarët hallexhinj, të cilët kanë rënë viktimë e tij, pasi i njëjti u premtonte se ua rregullon dokumentet e nevojshme për viza jashtë vendit.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në stacion policor për intervistim, ku do të kryhen procedurat tjera.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/