image Ekskluzive: Ballkani nënshkruan me Leotrim Bekteshin

Futboll

Ekskluzive: Ballkani nënshkruan me Leotrim Bekteshin

news image

FC Ballkani ka arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit Leotrim Bekteshi, raporton Gazeta Sinjali.

Klubi suharekas ishte në treg për një qendërmbrojtës këtë afat kalimtar veror, pasi Rrustem Hoxha pësoi një lëndim të rëndë ku do të mungojë disa muaj.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se ‘portokallinjtë’ kanë bërë tashmë goditjen, duke e transferuar ish-futbollistin e Gjilanit dhe Prishtinës, Leotrim Bekteshi.

30-vjeçari la Prishtinën duke shkuar në Norvegji për arsye familjare, megjithatë ai tani do t’i rikthehet sërish futbollit të Kosovës, ku do t’i veshë ngjyrat e Ballkanit.

Suharekasit synojnë të shkruajnë historinë të enjten, duke shpresuar në kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pas fitores së ndeshjes së parë në udhëtim ndaj Shkupit 2-1.

Gazeta Sinjali Sporti