image Ekskluzive | Arrestohet shoferi i Shkollës Amerikane në Shkabaj, dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të mitur

Sinjalizime

Ekskluzive | Arrestohet shoferi i Shkollës Amerikane në Shkabaj, dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të mitur

news image

Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual ndaj një nxënëseje të mitur ka tronditur komunitetin e Shkollës Amerikane në Shkabaj të Obiliqit, ku autoritetet kanë arrestuar një person që punonte si shofer pranë këtij institucioni arsimor, mëson Sinjali.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 8 qershor 2026 nga një punonjëse e shkollës, e cila ka njoftuar Policinë lidhur me dyshimet për ngacmim ndaj një nxënëseje të mitur.

Pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë intervistuar palët e përfshira në rast.

Si i dyshuar është arrestuar Rr. L, i cili ishte i angazhuar si shofer pranë Shkollës Amerikane në Shkabaj.

Gjatë trajtimit të rastit është intervistuar e mitura që dyshohet se ka qenë viktimë e ngacmimit, si dhe dëshmitarja që ka raportuar ngjarjen.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, pas përfundimit të procedurave fillestare policore, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Ngacmim seksual”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Për shkak se rasti përfshin një të mitur, Sinjali nuk publikon identitetin e viktimës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/