image Yll Limani i këndon shoferit të kamionit nga vetura, ai bën reagimin interesant

Bota e Yjeve

Yll Limani i këndon shoferit të kamionit nga vetura, ai bën reagimin interesant

news image

Këngëtari Yll Limani është shumë i pëlqyer për muzikën dhe mënyrën e tij të të kënduarit.

Ai është një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, këngëtari i hitit “Najher” publikoi një video shumë interesante për ndjekësit e tij në rrjetin social TikTok.

Bëhet fjalë për një video të xhiruar në veturë, ku ai shfaqet duke kënduar pak nga kënga e tij e re.

Në atë moment një shofer i kamionit afrohet dhe e sheh me habi, teksa e përshëndet pasi Ylli ia bënë me dorë.

Videoja në fjalë ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij në TikTok, ndërsa shumë prej tyre e kanë pëlqyer këngën e re në ardhje.

Yll Limani ka një verë të gjatë dhe të ngjeshur me punë përpara, pasi ka përgatitur shumë projekte dhe befasi për fansat e tij dh pritet të jetë i pranishëm në koncerte gjithandej trevave shqiptare.

/GazetaSinjali/