image Ekskluzive | Arrestohet 20-vjeçari për rrahjen e të miturit në Pejë – dorëzon edhe armën që dyshohet se e përdori gjatë sulmit

Ekskluzive

Ekskluzive | Arrestohet 20-vjeçari për rrahjen e të miturit në Pejë – dorëzon edhe armën që dyshohet se e përdori gjatë sulmit

news image

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, më shumë se një javë pas një rasti të dhunës ndaj një të mituri në Pejë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Ermal Manaj, 20 vjeçari, i cili dyshohet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti kishte ndodhur më 8 korrik në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë, ku viktimë ishte një i mitur, T. D, 17 vjeçar.

Pas veprimeve hetimore, më 16 korrik, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Gjatë paraqitjes në Sektorin e Hetimeve, Ermal Manaj ka dorëzuar edhe një pistoletë metalike shkrepëse, për të cilën ka deklaruar se është arma që kishte përdorur gjatë incidentit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti mbetet nën hetim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/