Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion policor në disa qendra të thirrjeve të njohura si ‘Call Center’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se me urdhër të Gjykatës, Policia po kryen bastisje në disa lagje të kryeqytetit, ku pritet sekuestrimi i kompjuterëve, mjeteve monetare dhe provave të shumta që do të përdoren në procedurën e mëtutjeshme.
Sinjali mëson se tashmë në prangat e Policisë ka rënë edhe një shtetas izraelit i cili dyshohet se është njëri nga të dyshuarit kryesorë për organizimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm që u shkaktoi dëme të mëdha financiare shtetasve të vendeve të ndryshme të Evropës.
Aksioni ka për qëllim identifikimin e pronarëve faktikë dhe juridikë të qendrave të thirrjeve të njohura si Call Center e të cilat janë shndërruar në një mekanizëm të sofistikuar të mashtrimit të qytetarëve dhe zbrazjes së llogarive të tyre në emër të investimeve në platforma fantome.
Në pranga ta Policisë pritet të bien edhe punëtorë të cilët me vetëdije janë pjesë e skemave të mashtrimit.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja.