Është publikuar orari i përballjeve të sportistëve të Kosovës për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Sinjali Sport.
Komiteti olimpik i Kosovës ka zbuluar orarin se kur i kanë ndeshjet reprezentuesit kosovarë.
Një orar mjaft i papërshtatshëm për shikuesit nga Kosova, duke e ditur se dallon koha lokale në Kosovë me Japoninë.
Medalistja e artë e “Rio 2016” nis garën në xhudo në Tokyo me 25 korrik në ora 04:00 tek ne, kurse në Tokyo i bie që fillon në ora 11:00.
E para nga Ekipi Olimpik i Kosovës përballjet i fillon Distria Krasniqi me 24 korrik në ora 04:00.
Egzon Shala në sportin e mundjes i përmbyll Lojërat Olimpike për kombëtaren e Kosovës me 5 gusht në ora 04:00.
Orari i të gjithë pjesëmarrësve nga Kosova është ky: