Pas një udhëtimi ‘maratonik’ Prishtinë – Stamboll – Pekin, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës.
Reprezentuesit dhe stafi i Kosovës i janë nënshtruar procedurave për COVID-19 në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit dhe në Fshatin Olimpik.
Ekipi përbëhet nga skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka, njofton Komuniteti Olimpik i Kosovës, përcjellë Sinjali Sport.