Kosova është në garë për katër medalje të bronzta në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Pas Fortesa Oranës (+68 kg) e Elhami Shabanit (-84 kg), edhe Ylli Cenaj (-67 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg) do të vazhdojnë rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arab”, thuhet në njoftimin e KOK-ut në Facebook.
Dy garues rrugëtimin për medalje të bronztë (Repasazh) do ta vazhdojnë të enjten.
Ndryshe Kosova përfaqësohet me gjithsejtë 11 garues, në Kampionatin botëror të seniorëve në mesin e 962 garuesve të botës. /Gazeta Sinjali Sporti/