image Ekipi i kampionëve të xhudos pritet nesër me ceremoni shtetërore - Sinjali

Ekipi i kampionëve të xhudos pritet nesër me ceremoni shtetërore

news image

Nesër, më 2 gusht në ora 19:50, ekipi olimpik i xhudos pritet të arrijë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ekipi që i solli vendit dy medalje të arta olimpike do të pritet me ceremoni shtetërore, njofton Sinjali Sportiv.

MKRS ka dërguar agjendën e pritjes e cila është ndarë në dy pjesë:

1. Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media.

2. Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Nëna Terezë” në orën 21:00.

Agjenda:

Pritja ceremoniale në Aeroport

Itenerari i fluturimit

Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP

Konferencë për media

Trajneri Driton Kuka,

Trajneri Agron Kuka,

Distria Kranisniqi,

Nora Gjakova,

Akil Gjakova,

Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Ardhja e Ekipit të Xhudos në sheshin “Nëna Terezë”.

Arritja e ekipit të xhudos në sheshin “Nënë Tereza” pritet të jetë rreth orës 21:00.

Qytetarëve do t’u drejtohen:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,

Trajneri Driton Kuka,

Distria Krasniqi dhe

Nora Gjakova.

/GazetaSinjaliSporti/

Tokio 2020/ Me dy medalje të arta ekipi i xhudos niset për në Kosovë

Shpërndaje artikullin