Ekipe shtesë mjekësore nga IKSHP në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të kontrollojnë udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë.
Nga afër kontrollet ka ardhur t’i përcjellë edhe drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani.
Ndryshe, Italia është prekur nga koronavirusi vdekjeprurës ku janë regjistruar 456 raste me të infektuar dhe të paktën 14 të vdekur./Gazeta Sinjali/