Einxhel Shkira ishte një ndër personazhet më të komentuar në “Big Brother VIP”. Krahas momenteve të këndshme, ajo kaloi dhe shumë sfida por ia doli që të shkonte deri në finale. Ndër më të vështirat ishte kur lëndoi krahun, ku iu desh të linte shtëpinë për të bërë ndërhyrje te Spitali Hygeia.
Por kishte dhe çaste të paharrueshme si momenti kur mori për pak kohë rolin e Arbanës për të moderuar nga studioja e spektaklit. Einxhel e kaloi mes shumë emocionesh dhe arriti të shkëlqejë edhe pse ishte e papërgatitur.
Sigurisht, ky moment ka qenë ndër më të dashurit dhe për prindërit e saj, të cilët e kanë ruajtur përmes një kornize në mur.
“Ndërkohë prindërit e mi në shtëpi, foton e presidentit në mur”, ka shkruar Einxhel krahas fotos që ka ndarë.