COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Këshilla/ Efekti negativ i bukës së bardhë dhe sheqerit për gjumin

news image

Gratë që hanë bukë të bardhë dhe ushqime me sheqer janë të prirura të vuajnë nga pagjumësia.

Kjo sipas një studimi në të cilin morën pjesë 50 mijë gra rreth moshës 60-vjeçare, i cili zbuloi se drithërat dhe sheqeri ndikojnë tek çrregullimi i gjumit.

Shkencëtarët nga qyteti i New Yorkut kontatuan se sheqeri i tepërt ndryshon nivelin e sheqerit në gjak sa trupi fillon të çlirojë hormone që i mbajnë njerëzit zgjuar.

Mund të jetë gjithashtu fakti që humbja e gjumit mund të bëjë që njerëzit të hanë më shumë, që do të thotë se efekti mund të shkojë në anën tjetër.

Por, gratë që morën pjesë në studim ishin 16 përqind më të prirura të rrezikoheshin nga pagjumësia nëse hanin shumë ushqime me sheqer dhe bukë të bardhë

Rezultatet tregojnë për rëndësinë e dietës për ata që vuajnë nga pagjumësia.

“Shmangia e pagjumësisë është një arsye tjetër e mirë për të shmangur ëmbëlsirat përveç kontrollit të peshës,” tha autori i studimit, Dr James Gangwisch, psikiatër në Universitetin Columbia./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: